Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 23 prill 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se më 22 prill 2020, me urdhër të prokurorit të rastit të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka ndaluar personat me inicialet I. L., dhe Xh. Z., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Të njëjtit dyshohen se më 14 prill 2020, rreth orës 15:50, në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit G. H., në Drenas, kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës dhe janë larguar nga vendngjarja.

 

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Prishtinë