Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 20 prill 2020 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me artikullin e publikuar në portalin Indeksonline “E ulët sa ska më, komentuesi e quan të dhunuarën  kosovare të luftës si prositutë, veç pse i reagoi Albin Kurtit”.

Përmes rrjetit social “facebook”, një person nga profili i tij me emrin Patris Bondi e ka ofenduar rëndë një të mbijetuar të dhunës seksuale në Kosovë, ashtu që sipas informatave të para zyrtare, profili me këtë emër është mbyllur dhe nuk figuron më në rrjetin social “facebook”, prandaj, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Njësinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike pranë Policisë së Kosovës, që të verifikojë këtë llogari dhe të ndërmerr veprime hetimore në funksion të zbulimit dhe identifikimit të dyshuarit, po ashtu ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ngacmimi” nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Prishtinë