Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

REAGIM

21 shkurt 2020



Gjakovë, 21 shkurt 2020 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, reagon ndaj shkrimit të publikuar në portalin “Kallxo.com”, nga gazetarja Tringa Rruka, ku ndër të tjera thuhet “Në sallë të gjykimit nuk prezantonte prokurori Ramiz Buzhala”, pasi që nuk është i saktë dhe nuk pasqyron të vërtetën.

Për hir të korrektësisë dhe njoftimit sa më të drejtë të opinionit, ju njoftojmë se shkrimi i publikuar në “Kallxo.com” i datës 20.02.2020, me titullin “I akuzuari për keqpërdorim të detyrës nuk i përgjigjet thirrjes së Gjykatës së Gjakovës”, ku ndër të tjera shkruhet se prokurori i shtetit nuk ishte prezent, nuk ka pasqyruar të vërtetën, pasi që prokurori i rastit ishte prezent në sallë të gjykimit, ndërkaq lëshimet e tilla nga gazetarja në fjalë nuk duhej të ndodhnin.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, dhe të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie janë të gatshëm në çdo moment të kryejnë detyrat e tyre të punës sipas përgjithësive ligjore që iu takojnë.