Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim për veprën penale dhunim

14 shkurt 2020

Gjakovë, 14 shkurt 2020 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, S.M., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 4, nen paragraf 4.1 lidhur me nenin 225 paragraf 2, nën paragraf 2.4 të KPRK-së.

Më 02.02.2020 e deri më 05.02.2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht tek baraka e tij, pa pëlqimin e personit tjetër, këtu të dëmtuarës A.M., i pandehuri kryen aktin seksual.
Duke e ditur se e njëjta ka çrregullime ose aftësi të kufizuara mendore, e shfrytëzon situatën, ku qëndron me të dëmtuarën për tre natë radhazi në të njëjtën barakë, e gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akt seksual me të.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.