Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Ferizaj, 06 Shkurt 2020- Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik, se me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre persona të dyshuar, në mesin e tyre dy zyrtar, njëri hetues (S.Xh), në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), një zyrtar (A.M), i Ministrisë së Punëve të Brendshme- Kryeinspektor i Agjensionit të Regjistrimit Civil, si dhe një person tjetër me inicialet (L.B), për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe“Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se hetimet ndaj të njejtëve kanë fillur më 17 tetor 2019, me zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vazhgimit, si dhe në hetim ka qenë i përfshire edhe një zyrtar tjetër i Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (DHKEK), i cili një ditë më parë është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.