Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, priti në takim Drejtorin e Policisë Rajonale të Ferizajit dhe gjithë shefat e Njësisë së Hetimeve

Ferizaj, 03 Shkurt 2020- Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka pritur sot në takim Drejtorin e Policisë Rajonale të Ferizajit dhe gjithë shefat e Njësisë së Hetimeve. 

Gjatë këtij takimi, u diskutuan të arriturat dhe sfidat mes prokurorisë dhë policisë, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve. 

Gjithashtu, diskutime pati edhe për gjendjen e sigurisë në regjionin e Ferizajit, veprat penale kundër pasurisë, grabitjes , vjedhjeve të rënda, si dhe dhunës në familje, ku mes tjerash Kryeprokurori Jashari kërkoi angazhimin e hetuesve policor, në luftimin dhe parandalimin e këtyre veprave penale.

Në fund të takimit, të dy institucionet u shprehën të gatshme në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ligjore, duke u koordinuar që të kenë angazhim edhe më të madh në luftën kundër të gjithave veprimtarive kriminale.