Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 08 janar 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër A.A. për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura A.A. më 23.11.2015, me vetëdije të plotë, së bashku me bashkëshortin e saj, H.S dhe vajzën e tij, D.S. e kanë lëshuar vendbanimin e tyre të përhershëm në Republikën e Kosovës, përmes Aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë udhëtuar për në Stamboll – Turqi. Më pas të njëjtit kanë hyrë në shtetin islamik në Siri, me qëllim që ti bashkëngjiten organizatës terroriste “ISIS”, e nga e cila organizatë është financuar rregullisht me një shumë të hollash prej 50 euro në muaj. 

Me këto veprime e pandehura A.A. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.