Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prezantohen zhvillimet në administratën e sistemit prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17 janar 2020 – Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, para të pranishmëve ka folur për administratën e sistemit prokurorial.

Drejtori Krasniqi, fillimisht ka thënë se administrata e sistemit prokurorial ndahet në dy pjesë, atë të Këshillit Prokurorial dhe të Prokurorit të Shtetit, të cilët e përbëjnë një numër të përgjithshëm të personelit prej 652 personave, 556 nga Prokurori i Shtetit dhe 86 nga sekretariati i KPK-së së bashku me Njësitin për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë (NJSHPP).

Krasniqi, theksoi se sekretariati i KPK-së, ndihmon Këshillin në zbatimin e rregullave, rregulloreve dhe politikave lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive, zhvillon dhe propozon rregulla administrative për zbatimin e vendimeve të Këshillit, i propozon Këshillit politika, rregulla dhe rregullore për administrimin efikas dhe efektiv të prokurorive, si dhe sipas udhëzimeve të Këshillit dhe Komisionit përgatit draft buxhetin dhe administron me buxhetin.

Po ashtu, sipas udhëzimeve të Këshillit dhe Komisionit menaxhon me personelin administrativ të prokurorive, përfshirë vlerësimin e performancës dhe disiplinimin. Siguron që prokuroritë të kenë furnizim të duhur me materiale për funksionim të rregullt, si dhe ofron mbështetje administrative për Këshillin, komisionet e tij dhe Prokurorin e Shtetit.

Në kuadër të Këshillit Prokurorial funksionin Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë (NJSHPP), i cili mbikëqyr dhe raporton mbi punën e prokurorive, mbështet procesin e vlerësimit të performancës së prokurorëve dhe prokurorive, përgatisin raporte të rregullta statistikore sipas kërkesave të KPK dhe PSH-së, si dhe kryejnë verifikimin prokurorial dhe mbështesin procesin e emërimit, avancimit dhe transferimit të prokurorëve.

Drejtori Lavdim Krasniqi, theksoi se synimi i jonë është, rritja e vazhdueshme e profesionalizimit dhe efikasitetit të punës, avancimin e llogaridhënies dhe integritetit personal të zyrtarëve, riorganizimin dhe klasifikimin e pozitave brenda sistemit prokurorial, rritjen e numrit të personelit dhe rishikimin e proceseve të punës në përputhej me nevojat e sistemit prokurorial, si dhe rregullimin e statusit të zyrtarëve të administratës sipas parimeve kushtetuese.

Ndërkaq, sfidat e administratës së sistemit prokurorial janë, struktura aktuale dhe rregullimi ligjor aktual, mos harmonizimi i legjislacionit për nëpunësit civil me nevojat e strukturës së sistemit prokurorial, pamundësia e përfshirjes së strukturës së re të propozuar, në procesin e klasifikimit të pozitave siç është përcaktuar në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe mos përputhja e afateve kohore për përgatitjen e dokumenteve për klasifikimin e pozitave dhe atij për hartimin e akteve përkatëse nënligjore për riorganizim

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH