Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Koordinatori Fazliu informoi prokurorët me ndryshimet e reja ligjore në sferën e konfiskimit

Prishtinë, 17 janar 2020 – Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, informoi prokurorët e Republikës së Kosovës mbi ndryshimet e reja ligjore në sferën e konfiskimit. Kështu, i njëjti paraqiti shkurtimisht bazën e re ligjore, duke u ndalur posaçërisht tek Kodi i ri Penal dhe Ligji mbi Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit.

Po ashtu, Koordinatori Fazliu, theksoi se tashmë baza e re ligjore është më e kompletuar, konsistente, më e thjeshtë dhe më lehtë e kuptueshme dhe e zbatueshme për zbatuesit e ligjit.

Ajo që kërkohet sipas koordinatorit Fazliu, është një koordinim më efikas ndërmjet institucioneve ligj zbatuese në mënyrë që shifrat e konfiskimit të rriten sepse vetëm kjo paraqet dëshminë mbi (mos) suksesin në konfiskimin e pasurisë së krijuar me aktivitet kriminal.

Gjithashtu, Koordinatori Fazliu në këtë kontekst ka përsëritur se tashmë ka kaluar mbi një vit nga hyrja në fuqi e LKZK-së dhe fatkeqësisht nuk është iniciuar asnjë rast sipas këtij ligji pavarësisht faktit se i njëjti ligj është një ligj bashkëkohor dhe i ideuar si mjeti më i fuqishëm për goditjen dhe shkatërrimin e grupeve të organizuara kriminale.

Për fund Koordinatori Fazliu, ka shprehur besimin se fundi i vitit 2020, do ta gjej vendin me disa raste të iniciuara nga baza ligjore që jep LKZK dhe se një gjë e tillë varet ekskluzivisht nga prokurorët.



Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH