Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Doganave të Kosovës

Prishtinë, 20 janar 2011 – Sot u bë nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit në mes Prokurorisë së Shtetit dhe Doganave të Kosovës.

Memorandumi u nënshkrua nga kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës z. Naim Huruglica, me bindjen se memorandumi do të kontribuojë në përmirësimin e komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave dhe përvojave.

Qëllimi i nënshkrimi të këtij memorandumi është përmirësimi i bashkëpunimit për zbatimin e drejtë të ligjit, duke pasur parasysh rëndësinë e luftimit të suksesshëm të krimit financiar, kontrabandimit me mallra dhe krimit të organizuar, si dhe unifikimin e qëndrimeve për zbatimin e drejtë të legjislacionit penal dhe doganor në Kosovë dhe ngritjes së shkathtësive të prokurorëve dhe zyrtarëve doganor për zbatimin e drejtë të ligjit.

Ky memorandum do të fillojë të zbatohet nga data 27 janar 2011.