Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi u takua me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzulla Hasani

Prishtinë, 9 shkurt 2011-  Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi priti sot në një takim pune kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Fejzulla Hasani.

Në këtë takim u diskutua për punët, sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohen prokuroritë dhe gjykatat. 

Kryeprokurori Kabashi e njoftoi kryetarin Hasani me prioritetet dhe me synimet që ka si kryeprokuror i Shtetit dhe si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me theks të veçantë u diskutua për lëndët, të cilat kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Kryeprokurori Kabashi dhe kryetari Hasani u dakorduan që këto lëndë nga prokurorët dhe gjyqtarët të shqyrtohen si lëndë me shumë prioritet.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e zvogëlimit të numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe për plotësimin e pozitave të lira për prokurorë dhe gjyqtarë.

Kryeprokurori i Shtetit dhe kryetari i Gjykatës Supreme shprehën bindjen se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe të sinqertë në mes këtyre dy institucioneve.