Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi priti një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë

Prishtinë, 3 mars 2011 - Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi priti sot në një takim pune një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari z. Kreshnik Spahiu.

Në këtë takim u diskutua për punët, sfidat dhe problemet, me të cilat ballafaqohen prokuroritë në të dyja vendet. 

Kryeprokurori Kabashi i njoftoi mysafirët me prioritetet dhe me synimet që ka si kryeprokuror i Shtetit dhe si kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, kryeprokurori Kabashi njoftoi se është aprovuar Ligji për Prokurorin e Shtetit dhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligje që janë bazament për funksionimin e sistemit prokurorial, duke theksuar nevojën për rritjen e numrit të prokurorëve.

Ndërsa, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, z.  Kreshnik Spahiu, njoftoi se edhe Shqipëria është në fazën e renovimit të kuadrit ligjor, ku i gjithë kuadri ligjor është në proces të ndryshimeve dhe renovimit, qoftë për ligjet që merren me organizimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit gjyqësor, qoftë me legjislacionin që lidhet me ligjet materiale dhe procedurale.

Të dyja palët shprehën bindjen se do të vazhdojnë angazhimin e tyre për bashkëpunim edhe më të ngushtë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e drejtësisë.