Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim për punën vjetore (janar – dhjetor 2011), të Prokurorive të Republikës së Kosovës, për lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin

Prishtinë, 7 shkurt 2012 – Prokuroritë e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2011 kanë pasur në punë 959 kallëzime penale kundër 1862 personave, që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Nga vitet paraprake janë trashëguar 467 kallëzime penale, ndërkaq gjatë vitit 2011 janë pranuar në punë edhe 492 kallëzime penale.

Gjatë periudhës janar – dhjetor 2011 prokuroritë e vendit kanë zgjedhur 538 kallëzime penale kundër 1038 personave, ndërkaq kanë mbetur të pazgjidhura 421 kallëzime penale kundër 824 personave.

Rastet e zgjidhura, gjatë vitit 2011, kanë përfunduar si në vijim:

•    Janë ngritur 107 propozim akuza kundër 139 personave,
•    Janë ngritur 107 aktakuza kundër 478 personave,
•    Janë hedhur 165 kallëzime penale kundër 216 personave dhe
•    Janë pushuar 31 hetime kundër 71 personave.

Prokuroritë e Republikës së Kosovës edhe më tutje do tu kushtojnë prioritet primar lëndëve të kësaj natyre.