Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sekretariati në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit pezulloi nga puna zyrtarin e Prokurorisë Komunale në Prizren, pasiqë dyshohet se ka kryer veprën penale të Mashtrimit

Prishtinë, 22 shkurt 2012 – Zyra për Menaxhimin e Personelit në institucionin e Prokurorit të Shtetit, ka vendosur pezullim të menjëhershëm parandalues nga puna, për Agron Çerretin, përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas në Prokurorinë Komunale në Prizren.

Ky vendim u mor, pasi që kundër Agron Çerretit, është paraqitur propozim akuzë pran Gjykatës Komunale në Gjilan, për kryerjen e veprës penale të Mashtrimit nga neni 261, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Gjithashtu, vendimi u mor edhe për shkak se, Agron Çerreti, ka bërë shkelje disiplinore të Ligjit për Shërbyes Civil të Republikës së Kosovës dhe Kodit të Mirësjelljes së Nëpunësve Civil, si dhe për shkak se prania e tij në zyrë ose punë mund të pengoj procedurat e mëtejme ndaj tij.