Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 28 shkurt 2012 –  Sot u mbaj takimi i gjashtëmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i këshillit, kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për draft-agjendën dhe draft-planin vjetor të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës  për vitin 2012.

Gjithashtu, u diskutua edhe për instalimin dhe aplikimin e bazës së të dhënave në prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Edhe buxheti dhe hapësira për punë e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ishin pikë e diskutimit të këtij takimi.