Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ftesë për konferencë për media

Të nderuar përfaqësues të mjeteve të informimit publik,

Në kuadër të kornizës së fondit financiar IPA 2010 të Bashkimit Evropian, Kosova ka përfituar dhe është përfshirë në projektin  “Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve”. Me këtë rast do të organizohet konferencë për shtyp, e cila do të mbahet në Qendrën e Informacionit të BE-së, në Zagreb, Kroaci më datë 2 mars 2012, në orën 15.00.

Kjo konferencë do të transmetohet në të gjitha shtetet përfituese të projektit, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës.

Në lidhje me këtë Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka kënaqësinë t’Ju ftojë ta përcillni transmetimin e këtij aktiviteti, më 2 mars 2012, në orën 15:00 në ambientet e Qendrës Informative të BE-së, në adresën Fazli Grajcevci 4/a, Prishtinë.

Konferenca për shtyp është parashikuar të transmetohet në prani të përfaqësuesve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesve nga mjetet e informimit publik. Gjatë vijimit të konferencës për shtyp, gazetarëve të pranishëm do t’iu epet mundësia të parashtrojnë pyetje nëpërmjet video-kamerave, direkt në Zagreb, si dhe koordinatorit të projektit për Republikën e Kosovës, i cili do të koordinoj këtë aktivitet nga Prishtina.

Ju lutem vëreni se pasi që, kjo konferencë transmetohet nga Zagrebi dhe do të ketë lidhje edhe me shtetet tjera përfituese të projektit, transmetimi do të realizohet vetëm në gjuhën angleze, si dhe pyetjet e mundshme nga gazetarët duhet të drejtohen vetëm në këtë gjuhë.

Bashkangjitur mund të gjeni edhe njoftimin për shtyp nga BE-ja, lidhur me këtë aktivitet.

Ju mirëpresim!

Me respekt
Ehat Miftaraj
Koordinator i Projektit për Republikën e Kosovës dhe
Drejtor i Njësitit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës
Kontakti: E-mail: ehat.miftari@rks-gov.net
Tel: +377/44/640-932