Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetar i Hulumtuese nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 22 mars 2012 / Bazuar në politikat dhe strategjinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës për bashkëpunim me institucionet dhe organizatat përgjegjëse në fushën e sundimit të ligjit, sot u nënshkrua memorandum i mirëkuptimit në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është ngritja e transparencës së punës së prokurorive të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, përmes bashkëpunimit të përcaktuar me këtë memorandum, synohet të arrihet promovimi i sistemit të vlerave dhe modeleve pozitive në funksion të jetësimit të një sistemi prokurorial të pavarur, të paanshëm dhe demokratik.

Ky memorandum është nënshkruar nga kryeprokurori i Shtetit dhe njëherësh kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ismet Kabashi dhe nga drejtoresha ekzekutive e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN, znj. Jeta Xharra.