Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sistemit prokurorial të Kosovës iu shtuan sot edhe 13 prokurorë komunal

Prishtinë 15 maj 2012 / Bazuar në nenin 84 pika 18 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimet e miratuara në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, emëroi sot trembëdhjetë prokurorë të prokurorive komunale.

Prokurorët, të cilët sot dhanë betimin para Presidentes Jahjaga janë: Raze Loshaj, Sebahate Hoxha dhe Valdet Gashi, prokurorë në Prokurorinë Komunale në Prishtinë;  Florije Salihu-Shamolli, Bahri Salihu, Visar Musa dhe Rasim Maloku, prokurorë në Prokurorinë Komunale në Ferizaj; Ismet Ukshini, Arben Ismajli dhe Esat Ademi, prokurorë në Prokurorinë Komunale në Gjilan; Ardita Beqiraj, prokurore në Prokurorinë Komunale në Pejë, Ismet Tofaj, prokuror në Prokurorinë Komunale në Gjakovë, si dhe Fetije Bajrami-Shala, prokurore në Prokurorinë Komunale në Mitrovicë.

Po sot kryeprokurori i Shtetit dhe njëherësh kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, priti në takim prokurorët e rinj, të cilëve duke iu dëshiruar mirëseardhje në sistemin prokurorial dhe suksese në punë, i njoftoi me punët dhe me sfidat me të cilat do të ballafaqohen gjatë kryerjes së punëve në pozitën e prokurorëve, si dhe u ofroi bashkëpunim të ngushtë nga ana e tij.

Me dekretimin e këtyre trembëdhjetë prokurorëve të rinj, Republika e Kosovës ka gjithsej 105 prokurorë vendës, ndërkaq shumë shpejtë Këshilli Prokurorial i Kosovës pritet të shpall të hapur konkursin publik edhe për 29 pozita të lira për prokurorë në prokuroritë e qarqeve dhe ato komunale.