Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U zgjodh drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor

Prishtinë 28 maj 2012 / Sot u mbajt takimi i përbashkët i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi.

Në këtë takim ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës (9) dhe 11 anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Fillimisht anëtarët e të dy Këshillave aprovuan Rregulloren për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, për zgjedhjen e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, për të vazhduar me shqyrtimin e propozimeve dhe rekomandimeve të Komisionit Intervistues të themeluar nga të dy Këshillat për zgjedhjen e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kandidati i propozuar, Zef Prendrecaj u zgjodh drejtor i Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

Vendimi për zgjedhjen apo emërimin e drejtorit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor merret në përputhje me nenin 46, paragrafi 1 i Ligjit për KGJK-në dhe nenin 36 të Ligjit për KPK-në.