Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Konferenca e Parë Rajonale mbi Mbledhjen dhe Mbrojtjen e të Dhënave Penale Hagë, Hollandë, 10 korrik, 2012

Në kuadër të programit rajonal IPA 2010 ?Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit: Forcimi i Rrjetit të Prokurorëve ?, financuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), u mbajt në Hagë, Hollandë më 10 korrik, 2012, Konferenca e Parë Rajonale për Mbledhjen dhe Mbrojtjen e të Dhënave.

Konferenca u fokusua në mbledhjen dhe mbrojtjen e të dhënave. Gjatë konferencës u prezantuan dhe u diskutuan rezultatet e Studimit Bazë Vlerësues mbi të Dhënat Statistikore, të realizuara në kuadrin e Grupit të Punës “Mbledhja  dhe Mbrojtja e të Dhënave”. Çështje të tjera objekt diskutimi ishin: rëndësia e mbrojtjes së të dhënave gjatë procesit të mbledhjes dhe përpunimit të tyre, modelet  e ndryshme për mbledhjen e statistikave të prokurorisë dhe gjyqësorit dhe rekomandimet e bëra nga Grupi i Punës “Mbledhja dhe Mbrojtja e të Dhënave”.

Përfaqësues nga zyrat e prokurorive, ministritë e drejtësisë, këshillat e lartë gjyqësorë dhe të prokurorisë, si edhe zyrat kombëtare statistikore të shteteve përfituesve (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia) morrën pjesë pjesë në të. Fjalën hapëse e patën znj. Penn-Te Strake, anëtare e Bordit të Prokurorisë së Përgjithshme të Holandës, z Terstegen, drejtor për Çështje Evropiane dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Ministria e Sigurisë dhe e Drejtësisë së Holandës, z. Lukas Stary, EUROJUST, dhe z. Meyer, Menaxheri i Projektit për Ballkanin Perëndimor, i cili përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, prezantoi qëllimin e konferencës dhe ftoi pjesëmarrësit në një dialog të hapur lidhur me temën. Ngritja e një bashkëpunimi reciprok të bazuar në besim u theksua se është një faktor kyç i suksesit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përtej kufijve, ku projekti shtrihet. U prezantuan modele për sistemet e menaxhimit të çështjeve të bashkëpunimit ndër-kufitar të cilat përdoren nga Hollanda dhe EUROJUST.

U diskutuan mekanizmat monitorues dhe vlerësues të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të tilla si ndërlidhja e mbledhjes dhe mbrojtjes së të dhënave të projekteve të tjera rajonale dhe strukturave. Konkluzionet kryesore ishin nevoja e bashkëpunimit të ngushtë të zyrave të prokurorive me autoritetet kombëtare të posaçme për mbrojtjen e të dhënave për të rritur nivelin e mbrojtjes së të dhënave, si një parakusht për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e të dhënave me shtetet anëtare të EUROJUST dhe vende të tjera të BE-së.

Gjithashtu, në kuadër të projektit aktivitete të tjera në nivel kombëtar dhe rajonal do të përkrahen për të nxitur procesimin e statistikave gjyqësore, grumbullimin, përpunimin dhe shkëmbimin e tyre duke mbajtur parasysh parimet e mbrojtjes së të dhënave.

Objekti i përgjithshëm i Projektit (buxheti total 5.263.158 EUR) është të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar gjyqësor të përfituesve në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit ndër-kufitar, në veçanti krimin e organizuar dhe korrupsionin. Qëllimi specifik është forcimi i kapaciteteve operative dhe aftësimi i Zyrave të Prokurorive të Përgjithshme të vendeve Përfituese, në ndjekjen penale dhe hetimin ndër-kufitare të krimit të organizuar dhe çështjet e lidhura me krimin ekonomik dhe financiar dhe korrupsionin.

Projekti ka si përfitues direkt Zyrat e Prokurorive të Përgjithshme të vendeve Përfituese, por përfituesit përfundimtarë, janë shtetasit e vendeve përfituese dhe të tjerë, të prekur nga krimi i organizuar me origjinë në Ballkanin Perëndimor. Projekti zbatohet nga Qendra Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ligjor (CILC) dhe the Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ).