Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria e Qarkut në Prizren ka hapur hetimet ndaj të pandehurve R.J dhe F.J për veprat penale: prodhim dhe përpunim i pa autorizuar i lëndëve narkotike të rrezikshme dhe i substancave psikotropike dhe për armëmbajtje pa leje

Prishtinë, 9 gusht 2012 /Prokuroria e Qarkut në Prizren ka hapur sot hetimet kundër të të pandehurve: R. J. dhe F. J. që të dy nga fshati Celinë Komuna e Rahovecit, për veprën penale prodhim dhe përpunim i pa autorizuar i lëndëve narkotike të rrezikshme dhe i substancave psikotropike nga neni 230 par.1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës, në bashkëkryerje.

Po ashtu, për të pandehurit janë hapur hetimet edhe për veprën penale armëmbajtje pa leje nga neni 328 par.2 i KPK-së, ngase te R. J.  është gjetur një pistoletë pa leje, ndërkaq tek F. J. janë gjetur 2 pistoleta pa leje.

Prokuroria e Qarkut në Prizren i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit, konform dispozitave ligjore.