Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokurorial i Kosovës mbajti takimin e radhës

Prishtinë 31 gusht 2012 / Sot u mbajt takimi i radhës së Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit dhe Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për caktimin e politikave nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me numrin e stafit mbështetës nëpër prokurori, (sekretare juridike dhe bashkëpunëtore profesionale), sipas strukturës së re iorganizative të prokurorive që hyn në fuqi nga 1 janari 2013. Për këtë u mor vendim që në të ardhmen të zvogëlohet numri i pozitave sekretare juridike nëpër prokurori dhe të rritet numri i pozitave zyrtarë ligjor, pasiqë shtimi i zyrtarëve ligjor nëpër prokurori do ta lehtësonte në masë të madhe punën e prokurorëve. 

Po ashtu në këtë takim u shqyrtua edhe raporti i vlerësimit te situatës fillestare, lufta kundër korrupsionit, i realizuar nga projekti ndërkombëtarë, Rrjeti ndërkombëtar i prokuroreve, pjesë e së cilit është edhe Prokurori i Shtetit.

KPK duke vlerësuar këtë raport morri qëndrim që përmes Rrjetit ndërkombëtar të prokurorëve të lobohet  që Prokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës të pranohet me të drejtat e barabarta në iniciativat dhe projektet e Ballkanit perëndimor, si palë e barabartë me shtetet tjera.  

Pikë tjetër e shqyrtimit në këtë takim ishte edhe vlerësimi i implementimit të Planit të Punës së KPK-së 2012, ku u konstatua se Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke e përmbushur objektivat e parapara me planin e punës për vitin 2012.

Në këtë takim u diskutua edhe lidhur me dëgjimet  buxhetore, qarkoret e dytë, që ndërlidhe me buxhetin e Prokurorit të Shtetit.

Në fund të këtij takimi u formua edhe grup punues për shqyrtimin e kornizës ligjore të Njësitit për shqyrtimin e performancës së prokurorive, përfshirë këtu plotësim-ndryshimin e rregulloreve dhe udhëzimeve administrative të miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.