Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet një person për falsifiki parash, i sekuestrohen rreth 40 mijë euro dhe një veturë

Pejë,15 shkurt - Prokuroria Themelore e Pejës, njofton se mbrëmë (14 shkurt 2019),rreth orës 18:30, në komunën e Klinës, pas zbatimit të masave të fshehta hetimore, është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari I.S., për shkak të dyshimit se i kishte për të kryer veprën penale “Falsifikimi parasë”, nga neni 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, ka marr aktvendim që i dyshuari I.S të mbahet në ndalim 48 orësh, dhe të njëjtit i janë sekuestruar rreth 40 (dyzet) mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dhe një veturë e tipit “Volkswagen”.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore e Pejës sot do marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe njëkohësisht brenda afatit ligjor do parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore e Pejës.