Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj personit që dyshohet se ka vjedhur biçikleta, në vlerë prej më shumë se 5 mijë euro

Gjakovë, 15 shkurt 2019 -Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurin Sh. K., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 24 herë ka kryer veprën penale” vjedhje”, nga neni325 parag.1 nënparag 1 të KPRK-së.

I pandehuri dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data, dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5. 085 (pesëmijetetëdhjetepesë) euro.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.