Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Ferizaj, 15 Shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza (8) , në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza (84) ,ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë(9) aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.