Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë 4 shtator 2013 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) z. Enver Peci nënshkroi marrëveshje mirëkuptimi në mes të  Qeverisë së Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ambasadës së Norvegjisë në lidhje me financimin dhe zbatimin e projektit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) për gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.


Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje përcaktohen përgjegjësitë e të gjitha palëve që dalin në realizimin e projektit me sukses, objektivi i përgjithshëm i të cilit është që ky projekt të krijoj bazën për një sistem më efikas, transparent dhe llogaridhënës të gjyqësorit në Kosovë përmes zbatimit të teknologjisë së informimit dhe  komunikimit (TIK).

Me këtë rast kryesuesi i Këshillit Gjyqësor  z. Peci falenderoi ambasadorin norvegjez “për kontributin e dhënë në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit duke besuar se do të vazhdojë me dhënien e kontributit edhe më tej.” Duke e falenderuar ambasadorin Kryesuesi i KGJK-së theksoi se do \"ta informojë për rezultatet e arritura nga ky projekt.
Po ashtu falenderori Qeverinë e Kosovës dhe ministrin Kuçi për mbështetjen e dhënë në të gjitha fazat e hartimit të legjislacionit.
Projekti synon që në afatin katër vjeçar të bëjë automatizimin e procesit të punës në gjykata dhe prokurori në tërë vendin, duke mundësuar edhe shkëmbimin e të dhënave në mes gjykatave dhe prokurorive si dhe institucioneve tjera.

Financimi kryesor i projektit do të bëhet nga Qeverisë e Mbretërisë Norvegjeze me rreth 6.6 milion EURO dhe bashkëfinancimi i KGJK-së dhe KPK-së me rreth 1.5 milion EURO. Me këto mjete do të mbulohen shpenzimet e duhura për infrastrukturë në fushën e TIK-ut dhe resurse njerëzore të nevojshme për realizimin e projektit dhe zbatimin e tij si nga gjykatat ashtu edhe për prokuroritë e vendit.

Marrëveshja u  nënshkrua nga  Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci, Ministri i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi, Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi dhe Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu.