Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U MBAJT TAKIMI I PESËDHJETETETË I ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS

1 Nëntor 2013 Prishtinë – U mbajt takimi i pesëdhjetetetë i anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, dhe njëherësh kryetari i Këshillit, z. Ismet Kabashi.

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Raporti i Progresit për vitin 2013, ka qenë një ndër pikat të cilat është diskutuar në mes të anëtarëve të Këshillit. Pas diskutimit të kësaj pike, anëtarët e Këshillit Prokurorial pajtohen se do të merren të gjitha masat që t’i kryej të gjitha obligimet e parapara në këtë raport. Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka nxjerr një planë Veprimi për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial në Luftimin e Korrupsionit.

Qëllimi i këtij Plani të Veprimit është të ndihmojë në zbatimin e Planit Strategjik për Bashkëpunimin ndër-institucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke përcaktuar aktivitetet dhe veprimet konkrete nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Prokuroritë Themelore lidhur me rastet e korrupsionit.