Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Isufaj u takua me përfaqësuesit e KDI-së dhe Lëvizjes FOL

Prishtinë, 5 maj 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe të Lëvizjes FOL.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj u njoftua nga përfaqësuesit e KDI-së dhe FOL-it, se ata së bashku me Fondacionin holandez CILC (Center for International Legal Cooperation) janë duke punuar në lansimin e projektit “Promovimi i integritetit në sistemin e drejtësisë” i cili financohet nga Ambasada Holandeze në Prishtinë.

Ata thanë së ky projekt, brenda sistemit prokurorial, do të merret me “skenimin e integritetit të Prokurorëve” dhe kërkuan bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e KPK-së në realizimin e pjesës së projektit që ka të bëjë me këtë sistem.

Në anën tjetër, kryesuesi Isufaj ofroi mbështetjen e tij dhe të KPK-së në realizimin e projektit të lartcekur, ndërsa vlerësoi punën që organizatat joqeveritare bëjnë në monitorimin e sistemit prokurorial të Kosovës.

Kryesuesi Isufaj kërkoi nga përfaqësuesit e KDI-së dhe Lëvizjes FOL, por edhe nga organizatat tjera joqeveritare që merren me monitorimin e sistemit prokurorial, të paraqesin sa më objektivisht në raportet e tyre, punën, të arriturat, mangësitë dhe sugjerimet për sistemin prokurorial.