Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komisioni për Çështje Normative ka hartuar Rregulloren për Klasifikimin e Informacioneve në sistemit prokurorial të Kosovës.

Prishtinë, 17 maj 2017 -  Komisioni për Çështje Normative ka mbajtur takimin e radhës ku u diskutua lidhur me Draft Rregulloren për Klasifikimin e Informacioneve në sistemit prokurorial të Kosovës.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit për Çështje Normative, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit nga Ambasada amerikane, EULEX-i, dhe të projektit të binjakëzimit, të cilët në vazhdimësi mbështesin punën e Komisionit për Çështje Normative dhe të Këshillit në përgjithësi.

Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, u hartua drafti i Rregullores për Klasifikimin e Informacioneve në sistemit prokurorial të Kosovës dhe i njëjti draft, pas miratimit nga anëtarët e Komisionit, u vendos që t’i dërgohet për miratim Këshillit Prokurorial të Kosovës.