Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vlerësohet mbështetja e prograit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, OPDAT

Prishtinë, 25 maj 2017 - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim një delegacion nga Washingtoni të Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), të kryesuar nga drejtori, Leon C. Lowder, zyrë e cila mbështet financiarisht programin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT).

Gjatë këtij takimi, kryesuesi Isufaj ka vlerësuar bashkëpunimin dhe rëndësinë që ka për KPK-në programi OPDAT. Ndërsa, ka paraqitur veprimtaritë konkrete që ky program po i jep në mbështetje të KPK-së.

Kryesuesi Isufaj ka folur edhe për rolin që ka pozita e Kryesuesit të Këshillit në sistemin prokurorial, për kompetencat, synimet dhe punët që janë duke u bërë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në fund të takimit, kryesuesi Isufaj ka thënë se vazhdimi i mbështetjes së programit OPDAT për KPK-në do të jetë shumë i rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.