Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 14 qershor 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetepesë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë diskutuar për Kërkesën e parë buxhetore për vitin 2018. Prezantimi i kësaj kërkese u bë nga Kryesuesi i Komisionit për Buxhet Financa e Personel dhe Drejtori i Sekretariatit të KPK-së. Ndërsa me disa plotësime, anëtaret e KPK-së miratuan Kërkesën e parë Buxhetore për vitin 2018.

Në këtë takim me disa plotësime u miratuan dy udhëzime administrative, Udhëzim Administrativ Nr. 01/2017, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016, përcaktimin e shpenzimeve të reprezentacionit dhe Udhëzim Administrativ Nr. 02/2017, për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016, për përdorimin e telefonave fiks dhe mobil në Këshillin Prokurorial dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës.

Anëtaret e KPK-së në këtë takim vazhduan transferimin e përkohshëm edhe për 6 muaj të prokurorit Arben Ismajli nga Prokuroria Themelore e Gjilanit në atë të Ferizajt.

KPK sot ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e shefes së Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, për miratimin e emërimit të z. Marc Meslin për të shërbyer si prokurorë në Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, anëtaret e KPK-së miratuan Raportin e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së 16 prokurorëve.