Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Reagim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës

Prishtinë, 14 qershor 2017 – Këshilli Prokurorial i Kosovës është i shqetësuar me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Besim Susuri, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare. 

Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.