Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vizitë studimore mbi drejtësisë kibernetike

Talin/Estoni, 29 qershor 2017 - Në kuadër të projektit “Forcimi i cilësisë dhe efikasitetit të drejtësisë në Kosovë”, përfaqësues të sitemit prokurorial dhe atij gjyqësor të Kosovës po marrin pjesë në një vizitë studimore mbi drejtësinë kibernetike në Estoni.

Qëllimi i vizitës studimore është të shihet se si prokuroritë dhe gjykatat në Estoni e përdorin sistemin informativ në punën e tyre të përditshme.

Gjithashtu, do të shohin se si Estonia ka arritur të zhvillojë dhe të zbatojë me sukses një sistem të tillë të avancuar në një periudhë të shkurtër kohore.

Gjatë kësaj vizitë studimore pjesëmarrësit e institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës do të njoftohen me roli dhe aktivitetet e Qendrës së Regjistrave të Sistemeve të Informacionit estonez, zgjidhjet elektronike të përdorura në sistemin gjyqësor, procesi gjyqësor “pa letër”-qasja ndaj statistikave gjyqësore, qasja digjitale në drejtësi dhe procedurat gjyqësore digjitale, si dhe për praktika tjera të funksionimit të sistemit elektronik në sistemin e drejtësisë së Estonisë. 

Në këtë vizitë studimore, sistemi prokurorial i Kosovës përfaqësohet nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi dhe u.d. udhëheqësi i Departamentit për Teknologji Informative në KPK, Nexhat Haziri.