Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

Prishtinë, 4 korrik 2017 – Më 11 maj 2017 është mbajtur ta takimi i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj.

  1. Hyrje nga Dhurata Hoxha, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha mirëpriti pjesëmarrjen e kryesuesve dhe falenderoi të gjithë duke shpallur te hapur takimin e JRCB. Znj Apostolova theksoi rëndësinë që të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës të vazhdojnë fpunën dhe proceset e nisura pavarësisht shpalljes së zgjedhjeve. Znj. Papadpoulos falenderoi dhe përfgëzoi Ministrin e Drejtësisë për punën e bërë dhe poashtu bëri thirrje që institucionet e vendit të vazhdojnë punën pavarësisht situates politike në vend.

  1. Miratimi i Termave të Referencës

Ministrja e Drejtësisë hapi diskutimin për Termat e referencës. Të gjithë u pajtuan për aprovimin e tyre. Kryesuesi I KPK Z. Isufaj bëri një vërejtje në përkthimin në gjuhën shqipe. Termate Referencës u aprovuan me vërejtjen e Z. Isufaj e cila mbeti të përmirësohet.

  1. Raport i Ministres së Drejtësisë mbi Ligjet e Gjyqësorit dhe Rishikimin Funksional

Ministrja e Drejtësisë prezentoi pakon e ligjeve të gjyqësorit të cilën është duke e finalizuar Ministria e Drejtësisë, respektivisht Ligjin per KGJK, Ligjin per KPK, Ligjin per Prokurorin e Shtetit, Ligjin  per Pergjgjesine Disiplinore të Gjykatësve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Provimin e Jurisprudencës. Znj Apostolova dhe Znj. Papadopoulou mbështetën iniciativat legjislative të Ministrisë së Drejtësisë si dhe inkurajuan MD për të proceduar ligjet në Kuvend. Sa i përket Ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjykatësve dhe Prokurorëve Z. isufaj theksoi se është një ligj I mirë dhe conform standardeve vetëm se duhet paur parasysh statusin e stafit të ZPD-së ekzistuese. Kryesuesi i KGJK theksoi se mbështesin këtë Projektligj dhe KGJK ka formuar një grup punues i cili do të dërgoj komentet me shkrim të MD.

 

Ministrja Hoxha njoftoi të pranishmit për procesin e rishikimit funksional ku theksoi se hapi i rradhës është mbajtja e Takimit të Komitetitit Drejtues dhe aprovimi i termave të referencës. Znj. Apostolova theksoi rëndësinë e procesit të rishikimit funksional si dhe rekomandoi që të përdoren resurset dhe strategjitë ekzistuese si dhe inputi i Organizatave JoQeveritare. Poashtu Znj.Apostolova rekomandoi që puna të bëhet në nivel teknik nga grupi punues si dhe të ketë një plan pune.

 

  1. Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) (MD)

 

Ministrja e Drejtësisë njoftoi të pranishmit lidhur me procesin e ndryshim plotësimit të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Ministrja theksoi se aktualisht është duke u punuar në komentet e pranuara nga të gjitha institucionet dhe grupi punues do të takohet shpejt për të diskutuar draftin e parë të Kodit Penal dhe pastaj të Kodit të Procedurës Penale. Sa i përket concept dokumentit për suspendimin e zyrtarëve të lartë publik, Ministrja njoftoi se Ministria e Drejtësisë tashmë ka hartuar një concept document dhe është në pritje të kometeve nga EUSR, meqë kjo është kërkesë e Agjendës Evropiane të Reformave.

Znj. Apostolova theksoi se është vërejtur tendenca për të sanksionuar shpifjen dhe fyerjen në Kodin Penal dhe EUSR mirëpret largimin e neneve përkatëse nga propozimi. Poashtu theksoi Znj. Apostolova koncept dokumenti për suspendimin e zyrtarëve të lartë public është shumë I rëndësishëm dhe duhet të përmbushet si kusht.

Znj. Papadopoulou pergezoi Ministrine e Drejtesise per hapat e ndermarre ne aprovimin e Ligjit per Ekzekutimin e Sanksioneve Penale si dhe iniciativat per mbrojtje nga dhuna ne familje. Sa I perket rishikimit funksional Znj. Papadopoulou theksoi se e mbeshtesin procesin dhe përfshierjen e projekteve te BEse dhe ofrojnë ndihmë e EULEXit në mënyrë që të shfrytëzohen resurset ekzistuese.

  1. Integrimi i Drejtësisë në Veri (KGJK) (KPK)

Kryesuesi i KGJK dhe Kryesuesi KPK njoftuan të pranishmit për procesin e fillimit të punës së institucioneve në very dhe se përgatitjet nga ana e KGJK dhe KPK kanë përfunduar. KPK njoftoi se kanë dërguar shkresë te Kryeministri i vendit për të kërkuar fondet e nevojshme për integrimin në very dhe ende nuk kanë marrë përgjigje. Ministrja e Drejtësisë theksoi përkushtimin e saj që të ndihmojë që fondet e kërkuara të ndahen për KPK dhe të përshpejtohet procesi i integrimit. Znj.Hoxha poashtu i njoftoi të pranishmit se ka autorizuar noterët e Mitrovicës së jugut për të kryer aktivitete noteriale edhe për komunat e veriut të vendit, që paraqet edhe një hap drejt integrimit.

  1. Gjyqësori (KGJK, KPK, EULEX dhe EUSR)

Kryesuesi i KGJK-së ngriti shqetesimin e institucionit që drejton lidhur me mungesen e burimeve financiare lidhur me nevojën për rritje të numrit të gjykatësve. Poashtu Z. Idrizi ngriti shqetësimin për procedurat e tejzgjatura gjatë rekrutimit të cilat duhet të kalojne përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisës së Administratës Publike duke kërkuar që të gjithë së bashku të gjejnë një zgjidhje për të përshpejtuar këto procedura. Z. Idrizi vuri në pah rëndësinë e pavarësisë financiare të gjyqësorit dhe njoftoi të pranishmit se draftet e rregulloreve të KGJK janë gati dhe do të finalizohen ditëve në vijim.

Z. Isufaj theksoi mungesën e personelit me të cilën po përballet KPK dhe mundësinë që të kërkohen më shumë fonde në kategorinë mallra dhe shërbime. Z. Isufaj poashtu potencoi nevojën e KPK-së që të rekrutohen bashkëpunëtor professional dhe kërkoi ndihmën e të gjithë për të adresuar nevojën për rritje buxhetore për KPK-në.

Znj. Apostolova shtroi pyetjen lidhur me statusin e ndryshim plotësimit të Ligjit për Prokurorin e Shtetit. Ministrja e Drejtësisë I njoftoi të pranishmit se Projektligji është gati për tu proceduar në Qeveri dhe Kuvend posa të konstituohen këto dy institucione pas zgjedhjeve.

Znj. Papadopoulou theksoi rëndësinë e rritjes buxhetore për gjyqësorin dhe prokuorinë si dhe nevojën për të adresuar problemin me numrin e madh të lëndëve.

Znj.Hoxha i njoftoi të pranishmit se I ka dërguar shkresë Kryeministrit dhe do të jap ndihmën e vet për të aprovuar rritjen e buxhetit për gjyqësorin dhe prokuorinë.

  1. Udhërrëfyesi i BPRSL:

Në këtë pikë u theksua nevoja për rritje të numrit të gjyqtarëve në Dhomën e Posacme nga Znj Apostolova dhe Znj. Papadopoulou si dhe nevoja që menjëherë të aprovohet UA për Mjekësinë Ligjore.

Z. Idrizi  njoftoi të pranishmit se të martën e javës së ardhshme do të mbahet një takim ku do të vendoset për shpallen e konkursit dhe zgjedhjen e një gjyqtari për panelin e ankesave të AKP-së.

  1. Të tjera

Takimi u mbyll të mungesë të pikave tjera të diskutimit.