Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Anëtarët e KPK-së diskutojnë për tri raporte

Prishtinë, 30 gusht 2017 – Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës kanë mbajtur një takim pune ku kanë diskutuar për: Hulumtimin lidhur me ngarkesën me lëndë për veprat penale karakteristike për vitet 2013-2016; Analiza për Veprat Penale Karakteristike për vitet 2013- 2016 dhe Raporti i Gjeografisë Kriminale për vitet 2013-2016.

Pas prezantimit të raporteve të lartcekura nga anëtarët e KPK-së, Ikramije Bojaxhiu, Bahri Hyseni dhe Arben Ismaili, pjesëmarrësit kanë diskutuar lidhur me të gjeturat, konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga këto raporte.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, tha se diskutimet paraprake lidhur me të gjeturat e raporteve, do të jenë të dobishme, ngase kur raportet do të paraqiten për miratim në Këshillin Prokurorial të Kosovës, anëtarët do kenë informata të mjaftueshme për to. Andaj, sipas tij, vendimet që do të merren nga KPK, do të sjellin efikasitet më të madh në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raportet.