Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen procedurat e emërimit të prokurorëve

Prishtinë, 07 shtator 2017 – Anëtarë të komisioneve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtori i Sekretariatit, kanë mbajtur takim me Gabriele Fiorentino dhe Zsuzsa Mendola, ekspert të Projektit të Binjakëzimit të BE-së: "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë".

Gjatë këtij takimi është biseduar për procedurat e emërimit, riemërimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Ekspertet Fiorentino dhe Mendola kanë paraqitur propozime të procedurave për emërim, riemërim, avancim dhe transferim të prokurorëve, që sipas tyre mund të merren si model dhe të aplikohen në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, anëtarët e komisioneve të KPK-së, vlerësuan angazhimin e ekspertëve Fiorentino dhe Mendola, por edhe të projektit në përgjithësi, në mbështetje të sistemit prokurorial.