Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ka vazhduar hartimi i Strategjisë së Komunikimit të sistemit prokurorial

Prishtinë, 21 shtator 2017 – Me mbështetje të UNDP-së është organizuar punëtori dy ditore me qëllim të hartimit të Strategjisë për Komunikim në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prokurorit të Shtetit, UNDP-së, OSBE-së, shoqërisë civile dhe Asociacioni të Gazetarëve të Kosovës,.

Strategjia për komunikim publik është një nismë e re dhe përpjekje për të përmirësuar cilësinë e komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe informimin e qytetarëve, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë dhe transparencës për opinionin e gjerë publik.

Me anë të kësaj strategjie synohet që përmes aktiviteteve konkrete ngritja e besueshmërinë në sistemin prokurorial të Kosovës, si dhe ngritjen e bashkëpunimit me mediat për hir të informimit të shpejtë dhe të saktë të opinionit.

Pas hartimit nga grupi punues, Strategjia për Komunikim në sistemin prokurorial do të dërgohet për miratim në Këshillin Prokurorial të Kosovës.