Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 09 tetor 2017 – Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetenëntë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë bërë plotësim-ndryshimin e Rregullores Nr.02/2015 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, kanë bërë shpallën e zgjedhjeve për anëtarë të KPK-së, nga radhët e Prokurorisë së Apelit.

Si pikë e fundit e rendit të ditës ishte themelimi i Komisionit Zgjedhor në procesin e zgjedhjeve për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit, ku anëtarët e KPK-së caktuan për kryesues të komisionit, anëtarin e KPK-së, Arben Ismajli, ndërkaq, për anëtarë Sevdije Morina nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Valdrin Krasniqi nga Sekretariati i Këshillit Prokurorial.