Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Memorandum bashkëpunimi për luftimin e tregtisë së paligjshme

Prishtinë, 24 tetor 2017 - Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Instituti Ndërkombëtar i Siracusa për të Drejtat Penale dhe të Drejtat e Njeriut kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është zbatimi i projektit “Forcimi i luftës kundër tregtisë së paligjshme në Evropën Juglindore”.

Palët nënshkruese thanë së përmes memorandumit do të specifikohen aktivitetet e palëve për realizimin e projektit të lartcekur, ndërsa e vlerësuan si shumë të rëndësishëm në luftën kundër tregtisë së paligjshme.