Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Miratohet Raporti financiar për tremujorin e parë të vitit 2024

Prishtinë, 2 maj 2024

Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë anëtarët e Komisionit, Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së dhe udhëheqëset e njësive organizative për buxhet dhe financa.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte shqyrtimi i Raporti Financiar për tremujorin e parë të vitit 2024, me ç’rast u trajtuan shpenzimet sipas kodeve ekonomike.

Më pas, Raport financiar për tremujorin e parë të vitit 2024 është miratuar nga anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, pa asnjë ndryshim.