Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ftesë për media

 

Të nderuar, 

Ju njoftojmë se nesër 23 prill 2024, duke filluar nga ora 09:00, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj do ta pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, z. Jonathan Hargreaves.

Me këtë rast do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit nga Ambasada Britanike për Prokurorinë Speciale. 

Ngjarja do të zhvillohet në objektin e PS-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë. 

Ftohen përfaqësuesit e interesuar të mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë ngjarje! 

Me respekt