Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Procesi i votimit në katër komunat kaloi pa asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit

 

Prishtinë, 21 prill 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës ka mbikëqyrë procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat e Republikës së Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët e shtetit janë angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyrë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit të votimit, të cilët ishin në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Të njëjtit gjatë gjithë ditës vazhdimisht kanë vizituar qendrat e votimit në katër komunat për të parë për së afërmi ecurinë e procesit të votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve ju njoftojmë se nuk kemi të evidentuar asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Prokurori i Shtetit, do të vazhdoj të mbikëqyr procesin e numërimit të votave deri në përfundimin e këtij procesi.