Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave për dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për disa vepra të tjera penale

Prishtinë, 12 prill 2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve me inicialet: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B, S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”. Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale “Marrje ryshfeti”, nga neni 421 të KPRK-së, “Dhënie ryshfeti”, nga neni 422 të KPRK-së, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Mashtrim në detyrë”, nga neni 419 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të KPRK-së, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 të KPRK-së dhe “Mashtrimi me subvencione”, nga neni 324 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë Speciale, aktakuza është ngritur kundër shtatë (7) pandehurve në cilësinë e personave zyrtarë, prej tyre pesë (5) të pandehur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një (1) zyrtar në Komunën e Ferizajt dhe një (1) zyrtar në Komunën e Vitisë.