Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Nxënësit e Shkollës “Mehmet Akif” vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Prizren, 27 mars 2024

Në kuadër të takimeve me qytetarë, sot, Prokurorinë Themelore në Prizren e vizituan nxënësit e klasave të katërta të Shkollës “Mehmet Akif” në Prizren. Nxënësit u mirëpritën nga dy prokuroret e Departamentit për të Mitur, znj. Sahide Sefa dhe znj. Merita Kurtishi – Gaka, të cilat i njoftuan nxënësit për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe për mënyrën si trajtohen të miturit para institucioneve të drejtësisë.

Në pjesën e dytë të vizitës, nxënësit patën rastin të njoftohen nga afër me objektin e prokurorisë dhe të shohin se cilat janë shërbimet që i ofron prokuroria për qytetarët e Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren mirëpret të gjitha vizitat me qëllim të informimit dhe edukimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe të studentëve.