Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge

 

Gjakovë, 02 Dhjetor 2023 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurve me inicialet B.G dhe SH.G, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje,  pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar katër qese plastike dhe dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 1 kg, 163.11 gr, dy peshore, qese të vogla najloni, një thikë, dy telefona, si dhe shuma e parave prej 5.849 euro, të gjitha të sekuestruar dhe me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehuri kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.