Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ftesa dhe Aktakuza për gjykim në mungesë, për të pandehurin Çedomir Aksiç

 

Prishtinë, 24 tetor 2023 –  Ftohet i akuzuari Çedomir Aksiç, i lindur më datë 10.05.1960, i biri i Vojmir, me vendbanim në Naupare – Krushevac, Serbi, me numër personal 1005960960098, të marrë pjesë në seancë fillestare të caktuar me datë 20.11. 2023, e hënë, ora 09:00, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, për çështjen penale të proceduar  sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.62/19, të datës 04.05.2023, për shkak të veprës penale ‘’Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 të Ligjit Penal të ish- Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të Konventës së Gjenevës, dhe neni 4 të protokollit 2 të datës 08.06.1977, aktualisht e ndëshkuar me nenin 146 dhe 147 të Kodit nr.06/L-079, Penal të Republikës së Kosovës.

Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata u bënë thirrje të akuzuarit Çedomir Aksiç, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar me datë dhe në kohë si më lartë.

Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Çedomor Aksiç, që t’ia komunikojë atë informacion policisë, me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuarit Çedomor Aksiç, në këtë çështje penale.

Bashkangjitur gjeni ftesën dhe aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.62/19, të datës 04.05.2023, kundër të akuzuarit Çedomor Aksiç, për shkak të veprës penale të cekur si më lartë.

https://prishtine.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/5/2023/10/Ftesa-dhe-Aktakuza-Shqip-Cedomir-Aksic-per-publikim-1.pdf