Fjalime - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fjalimi i kryeprokurorit Lumezi për Odën e Avokatëve 10 qershor 2016

I nderuar Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës,
I nderuar Ministër i Drejtësisë z. Hajredin Kuçi,
I nderuar Kryetar i Gjykatës Supreme z. Fejzullah Hasani,
I nderuar Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi,
Avokat të nderuar, mysafirë të pranishëm,

Kam kënaqesinë dhe privilegjin të përshëndes sot në përvjetorit të 43 të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në cilësinë e Kryeprokurorit të Shtetit, të shprehë sërish angazhimin tim të plotë në misionin e vazhdueshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Unë gjej rastin të uroj strukturën drejtuese, avokatët mbrojtës dhe të gjithë punonjësit e Odës dhe të ju inkurajoj të gjithë juve në punën tuaj fisnike dhe me këtë rast dëshiroj të ju siguroj në mbështetje të plotë nga Institucioni i Prokurorit të Shtetit.

Dita e sotme është e shënuar jo vetëm për juve avokatë që mbani mbi supe shpresën e qytetarëve sa herë që ata kanë nevojë për shërbimet tuaja në mbrojtje të të drejtave të tyre, por edhe për neve akterët tjerë të drejtësisë, prokurorinë, gjykatën, Ministrinë e Drejtësisë dhe të gjithë profesionistët tjerë ligjor.

Ne kaluam së bashku një rrugë të gjatë për të arritur deri te kjo ditë ku ushtrojmë funksione të ndryshme dhe gjërat shpesh i shohim nga perspektiva të ndryshme, por jam i sigurt se ndajmë shumë gjëra të përbashkëta.

Pjesë e rëndësishme e sistemit juridik jeni ju avokatët mbrojtës, prokurorët dhe gjykatësit dhe puna juaj në mënyrë të paevitueshme përbën një tregues bindës të suksesit apo dështimit të shtetit tonë. Nga njëra anë funksionimi i mirë i institucioneve të drejtësisë ku bëni pjesë edhe ju, është pjesë e angazhimeve që shteti ynë ka marrë në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit përpara partnerëve ndërkombëtar, me qëllim të plotësimit të standardeve për përfshirjen në aleancën më të rëndësishme të kontinentit- Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër sistemi gjyqësor me të cilin ballafaqoheni ju çdo ditë mbetet fusha më e përfolur nga mijëra subjekte që përfshihen në konflikte para gjykatave, zona më e ndjeshme nga komentet e mediave madje edhe të subjekteve politike, interesat e të cilëve mund të varen nga vendimet gjyqësore, prandaj kontributi dhe bashkëpunimi juaj është i rëndësishem për funksionimin e sistemit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Në këtë drejtim avokatët mbrojtës duhet t’i sigurojnë qytetarët se pikërisht ligji është ajo forca që bën të mundur lirinë dhe progresin në demokracinë tonë. Është pikërisht ligji ai që bën njeriun të ngrejë kokën mbi jetesën e thjeshtë, të kërkojë të jetë pronar dhe të investojë pa u trembur nga burokracia dhe korrupsioni, të zhvillojë pronën, biznesin dhe t’i gëzohet ekzistencës duke aspiruar më shumë.

Nga ju qytetarët presin që ti njoftoni se ligji iu jep njerëzve siguri që ata nuk mund ta kenë në mënyrë tjetër dhe se ai mbron familjen dhe çdo grupim tjetër social për zhvillim të interesave të përbashkëta, besimi në ligjin dhe drejtësinë duhet të jetë lidhja që mban së bashku avokatët, gjyqtarët dhe prokurorët e jo interesat personale të cilat mund të dëmtojnë interesin e drejtësisë.

Edhe pse përfaqësojmë pozicione të ndryshme dhe luajmë role tërësisht të kundërta në procedurë, duhet tia kujtojmë vetës se në jetën tonë ekzistojnë vlera të cilat duhet t’i mbrojmë së bashku sepse ato për ne kanë të njëjtën peshë dhe rëndësi.

Ne duhet të kemi interes kryesor vendosjen e drejtësisë dhe duhet të jemi dy tehe të një shpate e cila ndan drejtësinë me dorën e gjykatës së pavarur, dorë e cila duhet të godas aty ku arsyet ligjore mbizotërojnë.

Ne duhet ta promovojmë idenë e komunikimit në interes të drejtësisë dhe të punojmë që komunikimi ndërmjet nesh të mos bëhet dhe shihet si mbrojtje e interesave të njëanshme. Gjithashtu duhet të kultivojmë ndjenjën e përbashkët të ruajtjes së pavarësisë në vendosje të mbrojtjes të së drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe shoqërisë.

Ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje kërkohet ngase besimi i qytetarëve në drejtësi nuk mund të realizohet vetëm nga gjyqësori dhe prokuroria, por ne duhet të përqëndrohemi në një front të përbashkët dhe të luftojmë për të kthyer besimin e humbur të publikut në drejtësi.

Avokatet gjate kryerjes se funksionit te tyre njesoj si gjyqataret dhe prokuroret nuk duhen te perdorin ndaj njeri-tjetrit termonologji shpifese, ofenduese, denigruese, sepse kjo nuk I nidhmon proceset gjyqesore, kjo shpehshere tregon nje  paaftesi per te zgjidhur ceshtjen, dhe te gjithe ne duhet te kontirbojme qe ky mentalitet te mos behet realitet dhe duhet qe sa me shume te perdorim gjuhe konstruktive, vetem keshtu do te ndertojme nje te ardhme me te mire pa fyerje per njeri tjetrin.

Ne nuk mund te ndikojme ne sjelljet e te tjereve ndaj neve, por munde te ndikojme ne reakcionet tona. Ju avokatet duhet te jeni ata qe ndryshoni mentalitetin dhe kulturen qe drejtesia te mos kerkohet jashte kornizave ligjore dhe problemet te mos zgjidhen jashte sallave gjuqesore, detyra juaj behet me e fuqishme dhe me e respektuar kur perdoret pa nenshtrim ndaj pales me drejtesi dhe objektivitet maksimal.

Kam bindjen se Oda e Avokatëve të Kosovës ka shumë njerëz profesionistë me integritet të cilët shërbejnë në afrimin e drejtësisë për klientet e tyre dhe konsideroj se është e papranueshme të aplikohet teoria e etiketimit vetëm për shkak se ekzistencës së elementeve të caktuara negative brenda këtij segmenti.

Në fund ne duhet të besojmë se me përpjekjen e të gjithëve drejtësia kosovare do të bëhet reflektim i përkushtimit, profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë në përmbushjen e detyrës në mënyrë që të forcohet shteti i së drejtës.

Edhe njëherë ju dëshiroj punë të mbarë dhe ju falenderoj për ftesën dhe bashkëpunimin tuaj.

JU FALEMINDERIT