Fjalime - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të bashkangjitur gjeni fjalimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi të mbajtur sot në Konferencën për media.


Prishtinë, 22 gusht 2018
Të nderuar të pranishëm,


Ju kam ftuar sot në këtë konferencë me qëllim që përmes jush të përcjellë opinionit publik shqetësimet e krijuara pas dorëheqje së prokurorit special dhe temave të ngritura lidhur me aktakuzën për veteranët dhe jo vetëm.

Fillimisht dua të sqaroj opinionin publik se Prokurori i Shtetit është institucion kushtetues, unik dhe i ndërtuar mbi parime kushtetuese dhe ligjore si i pavarur dhe i paanshëm. Mbi këto parime kam punuar edhe unë si Kryeprokuror i Shtetit që nga momenti kur kam marrë detyrën.

Situatat e krijuara më parë, por edhe kjo e fundit ku shihet qartë se disa individ ose grupe kanë për qëllim të dëmtojnë besimin e publikut në punën e prokurorit të shtetit, ju garantoj se Prokurori i Shtetit vetëm do ta forcojë vazhdimin e pa kompromis të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, përfshirë edhe rastet e profilit të lartë.

Ashtu siç jeni njoftuar edhe më parë, unë kam qenë ai i cili kam urdhëruar hetimin lidhur mashtrimet e mundshme me listat e veteranëve. Andaj, në këtë moment e njoftoj opinionin publik që sapo kam caktuar prokurorin xxxx i cili do ta finalizojë aktin akuzues dhe në një kohë sa më të shpejte të mundshme do ta procedojë në Gjykatë me përmbajtje të plotë, prova relevante, profesionalizëm të lartë dhe konform ligjit duke garantuar suksesin e sajë.

Të gjitha përpjekjet nga kushdo qoftë, përfshirë ato politike për të bërë presion dhe ushtruar ndikim të çfarëdo lloji në punën e prokurorit të shtetit janë të pa pranueshme dhe ju garantoj se do të dështojnë.

Lus të gjithë ata që po diskutojnë dhe shprehin opinionin e tyre për punën e prokurorit të shtetit, përfshirë edhe organet e tij, që të kursehen nga veprimet të cilat sjellin paqartësi ne opinion dhe dëmtojnë imazhin dhe suksesin e pa kontestuar te prokurorit te shtetit.

Gjate mandatit tim janë ngritur dhe do te vazhdojnë të ngritën akte akuzuese kundër te gjithë atyre qe kane ra ne kundërshtim me ligjin, pavarësisht pozitës dhe statusit qe e kane ne shoqëri.

Këtë e kemi obligim kushtetues ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve tanë.


Me respekt,
Aleksandër Lumezi
Kryeprokuror i Shtetit