Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim shefin e EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark
Prishtinë, 16 mars 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim njoftues me Shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark.
Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi e ka uruar Wigemarkun për detyrën e re si Shef i EULEX-it, me ç’rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial. Në këtë kontekst, është diskutuar nevoja për avancimin e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Shefin e EULEX-it me punën dhe vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen e të gjithave formave të krimit, si edhe për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit qytetarë në institucionet e drejtësisë.
Tutje, Kryeprokurori i Shtetit gjatë këtij takimi e ka informuar të parin e EULEX-it edhe me integrimin dhe punën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila përbënë shembull të mirë të funksionimit shumetnik, ndërnjerëzor dhe ndërkolegial.
Në anën tjetër, Shefi i EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, shprehi gatishmërinë që brenda mandatit të cilin e ka misioni i EULEX-it, të përkrah dhe mbështes punën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të gjithë prokurorëve në promovimin e sundimit të ligjit.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështjet që ndërlidhen me reformat legjislative dhe për ecurinë e tyre. Po ashtu, vlerësuan si të nevojshëm thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH