Tužilački savet Kosova

Share on

Facebook

Drejtori Istrefi mban takimin e radhës më zyrtarët për komunikim publik

Prishtinë, 3 korrik 2024 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Sami Istrefi, mbajti takimin e radhës me zyrtarët e komunikimit publik në sistemin prokurorial, në të cilin mori pjesë edhe Shefi i Kabinetit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Ardian Nikolla dhe Udhëheqësi i DTI-së në SKPK, Nexhat Haziri.

Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, duke shprehur mbështetjen e tij të plotë për punën dhe angazhimin e zyrtarëve për komunikim publik, ka theksuar se brenda mundësive ligjore dhe buxhetore ka adresuar sfidat kryesore për përmirësimin e kushteve të punës së zyrtarëve për komunikim publik. “Kohëve të fundit janë miratuar nga KPK-ja një pjesë e akteve normative për stafin administrativ në sistemin prokurorial dhe një pjesë tjetër është në proces e sipër, akte këto, që fuqizojnë dhe mbështesin edhe rolin dhe rëndësinë e punës së zyrtarëve të komunikimit”, tha me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së.

Diskutimet e Drejtorit Istrefi me zyrtarët për komunikimin shtruan gjithashtu nevojën e angazhimit të zyrtarëve për komunikim publik për listimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve profesionale me anë të trajnimeve specifike, unifikimin e informacioneve kryesore, të cilat publikohen në rrjetet sociale dhe në faqet zyrtare të sistemit prokurorial.

Në vijim të takimit janë adresuar disa çështje organizative të njësive të komunikimit publik dhe zyrtarëve përkatës, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e përformancës dhe prezantimin sa më të mirë të punës së sistemit prokurorial para publikut, sidomos me anë të pasurimit me informacione relevante, kurse në përmbyllje të takimit të sotëm është nënvizuar se do të nxjerrën konkluzionet e radhës për hapat e mëtejshëm, të cilët do të ndikojnë në fuqizimin e transparencës publike nëpërmjet një komunikimi më proaktiv dhe më gjithëpërfshirës me mediat dhe shoqërinë civile.